Është një nga këngëtaret më të mira dhe një nga figurat më të dashura të publikut, por si gjithë të tjerët edhe Miriami merr kritika. Të jep përshtypjen e vajzë së ëmbël por siç duket paska marrë pak “temparament vlonjati” nga bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj. Në një foto të postuar së fundmi, krahas shumë komplimenteve, një koment i pazakontë ka zënë vend.
Një ndjekëse e saj i ka thënë përse i i ka trashur aq shumë vetullat sepse "duket keq" dhe fallco, e kjo nuk i ka pëlqyer aspak Miriamit e cila ia ka kthyer menjëherë.
"Sepse kështu më pëlqen mua", i ka shkruar disi e revoltuar Miriami komentueses dhe shumë vajza të tjera e kanë mbrojtur atë.