Prince Harry dhe Meghan Markle vazhdojnë të kryesojnë qendrën e vëmendjes. Pas martesës ata nisën muajin e mjaltit dhe lajmet e fundit nga çifti flasin se janë në pritje për t’u bërë prindër. Revista ‘OK’ pohon se Meghan Marke është në pritje të ëmbël. Çifti është shumë i lumtur dhe e kanë ndarë lajmin me Princin William dhe bashkëshorten e tij Kate Middleton.
“Ata nuk e prisinin që të vinte kaq shpejt ky moment, por tani janë shumë të lumtur aq më tepër që presin binjakë”, – tha një burim për ‘Ok!’ edhe pse Meghan ende nuk ka treguar asgjë.