Dukesha e Sussex Meghan Markle ka mahnitur turmën e modës duke bërë një paraqitje të befasishme në British Fashion Awards.
Por, ajo që ra në sy ishin thonjtë e Meghan që ishin të lyer me ngjyrë të zezë, që nuk lejohet me rregullat e protokollit mbretëror.
Dukesha kishte veshur një fustan të gjatë të zi me një krah, që është dizajnuar pikërisht nga disenjatorja Clare Eaight të cilës ia dha çmimin dukesha.
Në protokoll thuhet se e konsideron llakun me ngjyrë të mbyllët dhe thonjtë fals si “vulgarë” që bazohet në preferencën personale të Mbretëreshës.
Kjo do të thotë se femrat e familjes mbretërore zgjedhin hije delikate në thonjtë e tyre.
Mbretëresha Elizabeta thuhet se favorizon nuancën delikate të baldosës së zbehtë rozë të Essie’s Ballet Slippers dhe ka përdorur hijen që nga viti 1989.