INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Duket autoritar, por...', Besa flet për marrëdhënien me të atin, Koço Kokëdhimën

'Duket autoritar, por...', Besa flet për marrëdhënien me të atin, Koço Kokëdhimën

Publikuar më: 12:27 15-06-2022

Në një intervistë të veçantë në “A live night”, Besa Kokëdhima ka folur si kurrë më parë për raportin me babanë e saj, Koço Kokëdhima. Besa ka treguar se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me babain, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”, u shpreh Besa.

Këngëtarja tha se i ati duket shumë autoritar në pamje të parë, por është shumë emocional njëjtë si ajo.

“Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”, shtoi Besa.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893