Usain Bolt është duke konsideruar seriozisht duke marrë një karrierë si futbollist profesionist, kur ai të largphet nga atletika, dhe është e vendosur të bëjë disa trajnime me gjigandët gjermanë Borussia Dortmund. Shefi i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar se atleti Usain Bolt do të ushtrojë me klubin e Bundesligës. Ide kjo që i ka pëlqyer edhe trajnerit Thomas Tuchel. Sprintieri xhamajkan, fitues i 9 medaljeve të arta olimpike në karrierë, do të zhvillojë një test me klubin gjerman, diçka që u mundësua nga sponsori i tij “Puma”.
Atleti nga Xhamajka ka shprehur disa herë dashurinë e tij për futbollin. Ai në fillim ishte futbollist dhe më pas ishte kthyer në atlet, duke thyer disa herë rekordin e shpejtësisë.