Eli Fara vazhdon të ruajë bukurinë e saj ashtu si vite më parë. Shpeshherë aludimet e publikut dhe fansave ishin se kishte përdorur operacione plastike për të ruajtur freskinë e viteve rinore.
Këngëtarja gjithmonë i ka hedhur poshtë këto zëra, duke mohuar kategorikisht se ajo mund të bënte gjëra të cilat binin ndesh me parimet e saj.
Në ditën e sotme për çudi, Eli ka shpërndarë një foto në “Instagram-in” nga viti 1997, siç ajo shkruan ku shihet fare qartë bukuria e këngëtares.
Tashmë provat i keni, krahasimet mund t’i bëni vetë.