INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Duldungu’ në Gjermani, ja çfarë duhet të dinë azilkërkuesit

‘Duldungu’ në Gjermani, ja çfarë duhet të dinë azilkërkuesit

Publikuar më: 12:31 22-04-2019

Qeveria gjermane shkruan DW dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil. Çfarë është Duldung?

Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohen vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prap në vendlindjet e tyre.Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, pesonat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.

Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?

Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokumentaNjë grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetsore apo kujdesit për familjarë.

Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me Duldung?
Duldung është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me Duldung jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë vite.Teorikisht një Duldung mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekzsiton shkaku i qëndrimit në Gjermani.

Të drejtat dhe obligimet e personave me Duldung
Personat me Duldung duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreht 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 Euro në muaj. Nëse pesoni e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht.

Personat me Duldung mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatiisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326