INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durimit tuaj po i vjen fundi gjithnjë e më tepër? Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj duhet të marrë fund… mos e zgjasni më!

Durimit tuaj po i vjen fundi gjithnjë e më tepër? Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj duhet të marrë fund… mos e zgjasni më!

Publikuar më: 19:14 19-02-2018

Ndonjëherë është më mirë që gjërat të mbarojnë sa më parë, sepse në të ardhmen një lidhje që ka vazhduar vetëm duke u zvarritur çdo ditë e më shumë, mund t’iu shkaktojë shumë dhimbje. Me e keqja do ishte nëse ju e doni dhe ajo/ai nuk iu dashuron.

Prandaj do iu sugjeroja të lexonit shenjat e mëposhtme, që të kuptoni më mirë se ku qëndrojnë problemet tuaja në lidhje. Nëse keni këto probleme mundohuni t’i rregulloni sa më parë në të kundërt lidhja juaj do të përfundojë jo këndshëm, në një të ardhme të shpejtë.

Shenja nr.1: Mungesa e respektit

Respekti luan rol vital në lidhje sepse tregon që secili nga ju e kuptoni njëri-tjetrin. Nëse keni mungesë respekti për njëri-tjetrit, atëherë dashuria nuk do të mjaftojë që t’ju mbajë së bashku. Kështu, nëse e dini se ky është problemi, bëni çmos për ta z zgjidhur këtë problem.

Shenja nr.2: S’gjeni kohë për njëri-tjetrin

Shpenzimi i kohës së lirë në diçka që nuk ndërlidhet me partnerin tuaj është shenjë se e keni humbur interesimin për lidhje. Asnjë lidhje nuk mund të funksionojë pa investuar kohë secili partner.

Shenja nr.3: Qëllimet e ndryshme nga njëri-tjetri

Ju dëshironi më shumë fëmijë, ai nuk do fare. Ai dëshiron të martohet, ju nuk dëshironi. Ju preferoni të jetoni jashtë vendit, ai dëshiron të jetojë në vendlindje. Qëllimet apo synimet e papërputhshme me të njëri-tjetrit sipas telegraf, mund të jetë të vogla apo të mëdha, por në shumicën e rasteve çojnë drejt ndarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938