Shpëtim Duro prezantohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit. Administratori i Flamurtarit e ka zyrtarizuar Duron ne krye te ekipit gjate një konferencë për shtyp, ku i pranishëm ishte dhe ish trajneri Gentian Mezani, që tashmë largohet nga drejtimi i skuadrës, por mbetet gjithsesi pjese e strukturave të klubit.
"Është një moment aspak i mire dhe shumë i vështirë. Por lufta deri në fund do të jetë e egër, pasi për rënien nga kategoria në luftë janë katër-pesë skuadra. Nuk jam këtu për të bërë reforme, apo për të ndryshuar stafin, për të cilin ende nuk kemi vendosur. Do të më pëlqente që punën time ta nisja në fillim te sezonit, por kjo është puna e trajnerit.
Në rrezik, trajneri mbetet gjithmonë i tille. Keni një bashkëpunim, deri pas këtij sezoni edhe për vitin e ardhshëm, por gjithcka varet nga puna dhe rezultatet. Kam strategjinë time të punës dhe nuk dua te mendoj se nje ekip si Flamurtari peson shume, ndaj ketu duhet te nise ndryshimi. Flamurtari është një emër i madh dhe gjithmonë e kam dashur ta drejtoj"u shpreh Duro. Flamurtari me Shpëtim Duron ne stol, kërkon objektivin kryesor te mos bjerë një kategori me poshtë. Ndërkohë që kryeqytetasi është trajneri i trete i Flamurtarit kete sezon pas Gugash Maganit dhe Gentjan Mezanit.