INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës, 2 vetëvrasje brenda pak orësh

Durrës, 2 vetëvrasje brenda pak orësh

Publikuar më: 15:52 25-11-2016

Një djalë 26-vjeçar dhe një grua 46-vjeçare, banorë të të njëjtit fshat në Durrës, i dhanë fund jetës një ditë më parë. Depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike janë konstatuar në të dyja rastet si shkaktarë të aktit fatal, por arsyet që i çuan drejt tyre janë ende të panjohura.

46-vjeçarja Fiqirete Çeku, e cila mbërriti e vdekur në spital, u gjet e vetëvarur nga familjarët në kasollen pranë banesës. Nga hetimet rezulton se gruaja kishte probleme shëndetësore dhe një gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit, por ende nuk ka një shkak të ditur që ta ketë shtyrë atë drejt aktit fatal.

Pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe i riu Destan Dema, i cili vuante nga një formë e rënduar e depresionit dhe prej dy muajsh kurohej. 26-vjeçari ishte vetëhelmuar duke gëlltitur 3 kokrra fostoksinë në shtëpinë e tij.

Burime të policisë vendore bëjnë të ditur se viktimat nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin, përpos faktit që kanë qenë banorë të Fllakës. Në më pak se një javë, 3 veta i kanë dhënë fund jetës në Bashkinë e Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387