Një 56-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr.7, ku shtetasi me inicialet Y.Sh., 56 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri përpara gruas dhe vajzës së tij. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shkaqet që e çuan 56-vjeçarin drejt vetëvrajses janë ende të paqarta.