Policia e Shijakut ka arrestuar pas 13 vjetësh, 44-vjeçarin Rudin Çalliku, një person me banim në Xhafzotaj që kërkojej prej 13 vjetësh nga Interpoli. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Venecias për shfrytëzim prostitutucioni që në vitin 2004.
Policia e Durrësit njoftoi sot se e ka ndaluar këtë shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezulton i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”.
Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venecias, Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.