Një i shumëkërkuar Italian pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar nga policia e Durrësit.
Operacioni “Il Latitante”, pas hetimeve disa mujore ka përfunduar me arrestimin e italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.
Autoritetet fillimisht zbuluan vendbanimin e Di Cosimos dhe më pas ndërhynë duke e vënë pas hekurave, teksa pritet ekstradimi i tij në Itali.
“Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim”, sqaron policia.