Dy persona kanë humbur kontaktet nga plazhi i Durrësit.
Adriano Jaho e Ariseld Maze, përkatësisht 52 e 28 vjeç kanë hyrë në det për të provuar skafin me gjatësi 8 metra e 20 centimetra, me 2 motorë dhe dokumente por që nga ai moment janë zhdukur.
Dy personat janë me banim në Vlorë dhe të dy ishin të apasionuar pas peshkimit e njohës të mirë të detit. Vlonjatët kishin dalë që më datë 4 korrik për të provuar skafin e tyre të riparuar në detin e Durrësit
Menjëherë janë njoftuar shërbimet e policisë kufitare dhe rojet bregdetare të cilët janë vënë në kërkim të tyre. Familjarët thonë se ata nuk kishin konflikte me askënd ndërsa akuzojnë policinë se ka neglizhuar rastin e denoncuar që më datë 5 korrik prej tyre.