Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit pranë sektorit “Iliria”, ku shtetasi Shpëtim Shala është ekzekutuar me 3 plumba pistolete në automjetin e tij Wolswagen.
50 vjeçari Shala, është gjetur i vrarë brenda makinës së tij me targa AA086HJ, ndërsa shkaqet e ngjarjes nuk ndihen ende, ndërkohë grupi hetimor po analizon provat e mbledhura në vendin e ngjarjes për identifikuar dhe kapur autorët.
Shpëtim Shala ka qenë person me precedent penal dhe i njohur për policinë e qytetit bregdetar. Më parë, ai është proceduar për trafik të lëndëve narkotike dhe dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me aktivitet kriminal të drogës.