Në portin e Durrësit është sekuestruar një sasi prej 130 kg kanabis sativa. Droga ishte e vendosur nëpër 100 pako të cilat ishin të fshehura mes pakove me konfeksione që do të dërgoheshin në Itali. Është bërë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të kamionit ku u gjet droga, Edmod Xhaja 48 vjeç dhe është shpallur në kërkim pronari i firmës së konfeksioneve i cili dyshoshet të jetë edhe organizatori i trafikimit.
Droga ishte e destinuar për tu transportuar në Itali. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.