Një grua është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit, sipas një njoftimi të policisë së këtij qytetit. Gruaja është gjetur nga kalimtarët rreth orës 17:15 në drejtim me Pistën e Vogël.
Akoma nuk është bërë identifikimi i saj dhe dyshohet se është rreth 40 vjeçe, dhe nuk i janë gjetur shenja dhune në trup. Grupi hetimor ka nisur hetimer për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërko Policia ka dhënë edhe një përshkrim të sajin, për të bërë të mundur identifikimin nga persona që mund ta njohin ata.
“Është rreth 1.60 cm e gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë. Ka të veshur një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët; bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe; në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë”.