Shkuese! Një pedofil 41 vjeçar ka dhunuar sekualisht të miturën për 7 ditë me rradhë. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit. E mitura, 15 vjeçare është mbajtur peng për një javë, ku mësohet se është dhunuar seksualisht.
Mësohet se shtetasi Martin Haxhija, 41 vjeç, banues në qytetin bregdetar, ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës më 5 prill të këtij viti, dhe vetëm këtë të premte ai është vënë në pranga nga uniformat blu. Haxhija ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës nën akuzën e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.
Sipas policisë, Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale”.