Një peshkaqen 4.5 m i gjatë është kapur në bregdetin e Durrësit.
Nuk na ndodh shpesh që të shohim një gjallesë të tillë në ujërat shqiptare por INTV.al ju sjell fotot ekskluzive të peshkaqenit i cili u shndërrua në ‘personazhin’ kryesor të shumë kalimtarëve kuriozë të cilët donin të shihnin këtë gjallesë të frikshme.
Ndoshta një peshkarexhë ka arritur të kapë këtë peshkaqen i cili tashmë është në duart e peshkatarëve që nuk ngurojnë tua tregojnë edhe qytetarëve.