Një 54 vjeçar ka humbur jetën nga një aksident i rëndë automobilistik. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit në orët e vona të ditës së dielë. Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale M.D, i cili ishte këmbësor. Përplasja fatale është regjistruar në Unazën Shkozet – Plepa. Sipas të dhënave të para të uniformave blu pasi aksidenti këmbësorin, drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.