Një 44 vjeçar nga Durrësi kërcënon me thikë nënën dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Mësohet se 44 vjeçari Arben Disha ka përfunduar në prangat e policisë, me akuzën e dhunës në familje dhe është kapur në flagrancë. Sipas të dhënave të uniformave blu, 44 vjeçari pas “një konflikti të çastit në banesë”, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë nënën e tij 56 vjeçare dhe bashkëshorten 38 vjeçe. Dy gratë ishin të pajisura edhe me Urdhër Mbrojtje nga vendimet e dhëna nga Gjykata e Durrësi, pasi dhunës së ushtruar nga Arben Disha.
Njoftimi i Policisë:
“Arben Disha 44 vjeçari banues në Shën-Vlash, Durrës është arrestuar sot pasi pas “një konflikti të çastit në banesë, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë nënën e tij dhe bashkëshorten, shtetaset D.D. 65 vjeçe dhe L.D 38 vjeçe, të cilat ishin të pajisura edhe me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës” informon policia e Durrësit”.
Mësohet se Disha është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.