Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën sotme në Durrës, ku si pasojë e tij ka humbur jetën një 55 vjeçar. Ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Ledion Pacuku, 26-vjeç, banues në Hamallaj. Drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.