Një marinar i forcave detare dhe një tjetër person tregëtonin në qytetin bregdetar të Durrësit drogë. Policia prej kohësh kishte në vëmendje A. Tabakun dhe marinarin R. Davidhin, të cilët kanë mundur ti arrestojnë në flagrancë duke iu sekuestruar dhe 10 kilogram kanbis sativa. Ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër bashkëpunëtor 25 vjeçar.
Policia, bën me dije se të arrestuarve iu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë, 2 automjete dhe telefona celularë.
Arrestimi i tyre u bë në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fiat.