Një sasi e konsiderueshme paundësh, është zbuluar nga policia në portin e Durrësit. Bëhet me dije se u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Durrësit, për shtetasit Brisilda Xhemali Mebelli, 32 vjeçe dhe Fatos Enver Gjura 41 vjeç, banues në Gjermani dhe Angli. Çifti është kapur në flagrancë në pikën kufitare të portit të Durrësit, me një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash paund angleze të padeklaruara. Më konkretisht Brisilda Mebellit iu gjet shuma prej 15.800 paund dhe Fatos Gjurës, 7 mijë paund. Ndaj tyre hetimet janë në vijim, për të zbuluar origjinën e parave dhe arsyet e mosdeklarimit.