INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës, organizonte prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 47-vjeçarja[FOTO]

Durrës, organizonte prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 47-vjeçarja[FOTO]

Publikuar më: 11:21 14-12-2017

Specialistët për Trafiqet kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Rent", arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion.

Arrestohet Shpresa Pisha, 47 vjeçe, nënë e dy vajzave, organizatore dhe ndërmjetëse prostitucioni në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Rent" ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;

• Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Si ka ndodhur zhvillimi i ngjarjeve:

Shtetasja Sh. P, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Sh. P, vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Sh. P, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

• "Prostitucion" në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

•"Prostitucion" në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333