INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës, Policia kap kokainë dhe 12 balerina

Durrës, Policia kap kokainë dhe 12 balerina

Publikuar më: 13:10 23-04-2016
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, efektivat e policisë kanë kryer një operacion të përgjithshëm me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve. 
Gjatë kontrolleve u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë,  34 shtetas, 12 prej tyre balerina.
 
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore si edhe janë ushtruar kontrolle në lokalet e natës, më të frekuentuarat në Qarkun e  Durrësit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje, sekuestrimin e sendeve të jashtëligjshme, si dhe parandalimin e goditjen e akteve kriminale.
Si rezultat, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë 34 shtetas, 12 prej tyre balerina. Njëra nga shtetaset e shoqëruara, frekuentuese në një lokal nate, ishte e mitur. Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
 
Gjatë verifikimeve, rezultoi se një nga balerinat e shoqëruara, shtetësia A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, më datë 11.01.2016,  ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.  Gjithashtu,  u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Ndërkohë,  nga Inspektorët e Institucionit Shtetërore Shëndetësor u vendosën masa administrative për konsumim të duhanit në ambientet publike.
Nga kontrolli i kryer nga Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës,  u evidentuan kundërvajtjet administrative si me poshtë:
Mospajisje me kasë fiskale, punësim i punëtorëve të padeklaruar, mosmbajtje e kasës në gjendje pune, mospajisje me dëftesë tatimore, mosafishimi i posterave për klientët dhe tregtim i mallrave të pashoqëruara me faturë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0018379688262939