Policia ka bërë të mundur pasditen e sotme, identifikimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në portin e Durrësit. Sasia prej 700 kg e drogës e llojit kanabis sativa është konstatuar brenda një kamioni me targa AA283MZ të ngarkuar me mobilie dhe që po udhëtonte në drejtim të Italisë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit L.M, dhe po kryen hetimet edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë trafik droge nga Shqipëria për në Itali.