Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit.
Një bombul gazi ka shpërthyer në flakë duke plagosur nënë e bijë.
Sipas policisë viktimat janë shtetaset me inicialet V.P. 40 vjeçe dhe A.P. 17 vjeçe, të cilat janë dërguar menjëherë për kurim drejt spitalit të Durrësit.
Nga hetimet e para rezulton se nënë e bijë në momentin e ngjarjes kanë qenë duke gatuar me bombulën 10 litërshe, ku si pasojë e një defekti teknik flakët e bombulës janë përhapur më shumë sec duhet duke djegur duart e 40-vjeçares ndërsa 17-vjeçarja ka pësuar dëmtime më të lehta.