INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës/ Si u shpëtua pas 12 orësh negociata dibrani, baba i dy fëmijëve [VIDEO]

Durrës/ Si u shpëtua pas 12 orësh negociata dibrani, baba i dy fëmijëve [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 30-08-2017

Janë dashur më shumë se 12 orë negociata, për t’i shpetuar jeten babait të 2 fëmijëve që kërcënonte me vetëvrasje.

Burri kërcënonte se do te hidhej nga një ndërtesë në Maminas. Ai është Klodjan Hasa, 28 vjeç banues në Dibër, i martuar dhe me dy

fëmijë. Policia e Durrësit thotë se ai është dëguar në spital, nën mbikëqyrje të doktorëve, pasi shkaku që e çoi drejt një veprimi të tillë ishte gjendja e rënduar psikologjike.

Mesohet se policia ka mundur ta binde ate vetem pas mesnates, qe te zbrese poshte nga lartesia.

Burri është shpëtuar nga dy punonjës policie të Komisariatit të Shijakut, të cilët, në momentin që ka tentuar të hidhet, e kanë kapur në pjesë e gjymtyrëve të poshtme, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre. 

Në ndihmë të Policisë kanë shkuar edhe Forcat Renea, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca e qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896