Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 18 në qytetin bregdetar.
Mësohet se edhe pse viktima u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Paraprakisht viktima është identifikuar si 40-vjeçari me inicialet F.B.
Në një njoftim paraprak policia bën me dije se persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Vijon...