Tre persona të maskuar kanë grabitur gjatë natës një pikë karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, në Durrës . Nën kërcënimin e armës, ata kanë arritur të grabisin paratë e xhiros ditore, një shumë prej rreth 200 000 lekësh. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se “rreth orës 02:50, tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, i kanë marrë xhiron ditore, rojeve të një karburanti, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 -200 000 lekë”. Pas grabitjes autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip Ford.
Policia me të marrë njoftim shkoi menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.