Një i moshuar është përplasur nga Treni mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, në lagjen Nr.4, kur B.K, rreth 60 vjeç me banim në Spitallë, është përplasur nga lokomotiva. I moshuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. I moshuari duket se ka shpëtuar pasi shpejtësia me të cilën treni po i afrohej stacionit, ka qenë jo maksimale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje mashinistin e lokomotivës S.S, gjithashtu po kryen hetimet duke mbledhur edhe dëshmitë e kalimtarëve.