INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës, vrau me thikë gruan dhe u largua, por cili ishte fundi i 37-vjeçarit?

Durrës, vrau me thikë gruan dhe u largua, por cili ishte fundi i 37-vjeçarit?

Publikuar më: 08:41 20-07-2019

Një krim në familje tronditi pasditen e djeshme qytetin e Durrësit ku një 37-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij.

Pas krimit 37-vjeçari Adriatik Kuka u largua pa asnjë gjurmë.

Këtë të shtunë policia bën me dije se autori i dyshuar për vrasjen 37-vjeçari me inicialet A.K është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur.

“Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041