Disa zona në qytetin e Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në nënstacionin elektrik në Shkozet.
Për pasojë kanë mbetur në errësirë qyteti i Durrësit, zona e plazhit si dhe porti.
OSHEE njofton se ekipet e punës kanë dalë menjëherë në terren për të eliminuar avarinë dhe për të rikthyer më pas furnizimin normal me energji në zonat e prekura.