INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DW: “Jo Antibes, por Drimadhë”. Shqipëria destinacioni më i ri turistik

DW: “Jo Antibes, por Drimadhë”. Shqipëria destinacioni më i ri turistik

Publikuar më: 14:07 10-08-2017

Greqia Italia dhe Spanja ishin dje por sot ka një tjetër destinacion turistik më të favorshëm në Evropë. E kjo është Shqipëria. Kështu shkruan DW në një reportazh të gjatë kushtuar vendit tonë me titullin “Jo Antibes, por Drimadhë“ Pushime verore në mes të Evropës”. Është gazetarja Sonila Sand e cila ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër atë çka ofron vendi ynë, dhe rezultati ishte fantastik
DW:
“Për fat të mirë shumë vende jugore shtrihen buzë detit dhe ofrojnë gjire të fshehur pas malesh dhe të rrethuar nga ujë i gjelbër i kristaltë, i cili ndonëse i qetë dhe i shndritshëm, mbahet si nën kontroll në të dyja anët nga shkëmbinj të vegjël e shterpë, por disi kryeneçë.
Duke ofruar eksperiencën e saj personale përmes fotografisë por dhe asaj që ajo përjetoi gjatë qëndrimit në Shqipëri, gazetarja e artikullit Sonila Sand thotë:
DW:
“Kur ndodhesh atje, në mes të Evropës, rrethuar mes pyjesh, malesh, detit që shkrihet në horizont me qiellin që mban ekzakt të njëjtën nuancë si ngjyra e detit që e përkëdhel, dhe njerëz të qetë, që pushojnë miqësisht pranë njeri-tjetrit. Të tilla pejsazhe gjenden në Jug të Francës, në Sardenjë, në Korsikë dhe në Jug të Shqipërisë. Në këtë të fundit unë i gjeta të gjitha vendet e sapopërmendura në një, duke kaluar pushime siç duhet të jenë ato.
Në shkrimin e DW ka një vlerësim edhe për shërbimin si dhe ushqimin që ofron Shqipëria. Të rinjtë studentë, me disa gjuhë për ti shërbyer turistëve të huaj apo dhe ushqimi fantastik e bëjnë vendin tonë edhe më të pëlqyer nga turistët e huaj. Ndaj ftesa është e hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373