INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DW për krizën politike: Opozita në dilemë, s'ka shumë gjasa që Rama të rrëzohet me protesta

DW për krizën politike: Opozita në dilemë, s'ka shumë gjasa që Rama të rrëzohet me protesta

Publikuar më: 13:52 15-09-2019

Media gjermane "Deutsche Welle’’ ka bërë një analizë mbi situatën aktuale politike në Shqipëri, ku përshkruan krizën mes palëve politike.

Në fokus të shkrimit të DW janë presidenti Meta, Reforma Zgjedhore, dialogu mes palëve dhe qëndrimi i opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në analizën kushtuar planit të opozitës për rrëzimin me protesta të kryeministrit Rama, ‘’Deutsche Welle’’ shkruan se dalja jashtë parlamentit po i krijon kosto të mëdha bllokut opozitar. Duke parë bashkëpunimin e qeverisë me opozitën parlamentare dhe dështimin e protestave anti-qeveritare në muajt shkurt-qershor, media gjermane thekson se janë të pakta gjasat që qeveria socialiste të rrëzohet me protesta në vjeshtë.

Pjesë nga shkrimi i  "Deutsche Welle’’:

Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t'ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrveshje me Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551