Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash mëngjesin e sotëm duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur. Aksidenti i parë u shënua në autostradën Fushë Milot- Thumanë tek Mbikalimi i Patokut.
Mjeti “Ford” humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Katër personat që ndodheshin në mjet janë sjellë me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti u shënua rreth orës 09:00.
Aksidenti i dytë u shënua në fshatin Hajmel. Një makinë përplasi një këmbësor i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Zef Uka, ndërsa drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet RR.B është ndaluar nga policia.