Të gjithë e bëjmë, po askush nuk guxon të flasë.
Ndonëse një format i ri komedie në vendin tonë, stand up show-t nuk mungojnë. E tillë ishte ajo e mbajtur fundjavën e kaluar në një baret e kryeqytetit, ku dy aktorët Marin Orhanasi dhe Ermela Ruri folën para një publiku jo të zakonshëm disa të vërteta rreth seksit si dhe marrëdhënies midis dy gjinive, mashkullit dhe femrës. Të pyetur nga gazetari jonë Albi Isakaj, të dy personazhet deklaruan se ndonjëherë është mirë që të diskutojmë në lidhje me temat që na shqetësojnë në përditshmërinë tonë, kryesisht tek çiftet shqiptare të ditëve të sotme. Për më tepër ndiqni të plotë IN Report si mëposhtë!