Vëllezërit binjakë Edmond dhe Eduart Trushi, janë arrestuar nga policia e Saluzzo-s gjatë korrikut të vitit të kaluar sepse akuzohen për qindra vjedhje banesash në veri dhe në qendër të Italisë.
Një prej të ashtuquajturve “Vëllezërit Lupen” është dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Cuneo, Itali, ndërsa tjetri i ka shpëtuar hekurave.
Gjatë muajit të shkuar, ata u dënuan me gjykim të shkurtuar nga gjykata e shkallës së parë Cuneo, vetëm për vjedhjet e kryera në këtë provincë.
Edmond Trushi, është dënuar me tre vite dhe gjashtë muaj burgim. Ndërsa, vëllai tjetër Eduardi është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj arrest shtëpiak, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik, raportojnë sot mediat italiane.