Dy deputetë të tjerë të opozitës i bashkohen Parlamentit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.
Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çaçani për qarkun e Korçës.
Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.