INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy ditë pas takimit me Ramën, dorëhiqet kryeministrja polake

Dy ditë pas takimit me Ramën, dorëhiqet kryeministrja polake

Publikuar më: 09:04 08-12-2017

Kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo bën me dije se ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësja e Partisë Konservatore e cila pasditen e djeshme bëri me dije se akti i kryeministres është pranuar.

Dorëheqja e kryeministres erdhi në kohën kur kabineti i saj ka mbaruar gjysmën e mandatit.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministrja u takua në Poloni me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Varshavë.

Në konferencën e përbashkët për media ish-kryeministrja tashme u shpreh se BE do ta njohë progresin e bërë nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342