INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DY DRITARET, Rama një poezi për Ramën

DY DRITARET, Rama një poezi për Ramën

Publikuar më: 13:15 21-06-2019

Luan Rama i LSI-së i ka dedikuar një poezi Edi Ramës, disa orë përpara fillimit të protestës së opozitës.

Poezia tragjike e poetit Hamit Aliaj me sa duket në këto kohë trazirash ka bërë që eksponeti i LSI-së ta nxjerrë nga “sëndyku” dhe e paralelizon me situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.
“Pa koment për ju të gjithë, një poezi sintezë e përmasës tragjike të historisë tonë të gati një shekulli, e cila e vendosur dhe e përcaktuar fatalisht në hapsirën mes atyre dy dritareve, ështe gjendur në fakt si midis Skillës dhe Karibdës. Shijojeni poezinë e shkruar prej mikut tim e njërit prej poetëve më përfaqësues të poezisë së sotme shqipe, poetit Hamit Aliaj”, shkruan Luan Rama i LSI.

POEZIA:


DY DRITARE

Dritarja e diktatorit
Si llampë morgu,
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,
Në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash,
Të vdekur, të gjallë...
Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit,
Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin ...
Po njëqind vjet,
Rruga mes dy dritaresh,
Në Tiranën e tiranëve,
Zezonë funeralesh.
Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria!

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168