INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy ekipet e Madridit shkojnë në gjysmëfinale, eleminohen Bayern dhe Leicester [VIDEO]

Dy ekipet e Madridit shkojnë në gjysmëfinale, eleminohen Bayern dhe Leicester [VIDEO]

Publikuar më: 22:25 18-04-2017

Një natë magjike sonte kjo e Champions League!

Dy skuadrat madrilène, Atletico Madrid dhe Real Madrid janë kualifikuar për më tej, duke u bërë kështu dy gjysmëfinalistet e para.

Duket sikur Atletico e Simeones i ka ruajtur golat për fazën tjetër, pasi barazoi 1-1 në mbrëmjen e sotme kundër Leicesterit. Goli për Atletico Madrid u shënua nga Saul ndërsa për anglezët e Leicester shënoi i përhershmi Vardy. Takimi i parë mes dy skuadrave që u luajt në Spanjë, përfundoi me rezultatin 1-0 për Atletico Madrid.

Ndërkohë një histori tjetër ishte ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu, midis Real Madrid dhe Bayern Munchen, ku u deshën 120 minuta lojë për t’u përcaktuar fituesi i sfidës.

Pas fitores 1 me 2 si mysafir në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Golat në kohën e rregullt i shënuan Leëandoëski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.

Në vazhdim, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.

Më pas timonin e Realit e mori Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2, dhe me rezultat të përgjithshëm 6 me 3. Nga 6 golat e Realit, pesë të shënuar në dy ndeshjet ishin nga Cristiano Ronaldo.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719