Kjo video është tepër shqetësuese pasi tregon papërgjegjeshmërinë e dy grave të cilat kanë kaluar bashkë me fëmijët e tyre në karrocë, përmes autostradës Tiranë-Durrës.
Ky moment është publikuar në faqen e Jeta Osh Qejf dhe tregon sesi këto nëna rrezikojnë jetën e tyre, por edhe foshnjave.
Personi që ka raportuar videon ka treguar se 30 metra larg vendngjarjes ndodhej një mbikalim. Shumë mund të mendojnë se shkallët e mbikalimit janë të vështira për tu ngjitur nga një nënë bashkë me karrocën në krahë, por ajo është mënyrë më e sigurt sesa të ecën për disa metra në krahun e shpejtësisë në autostradë.