Një goditje befasuese kanë sjellë zgjedhjet lokale në Turqi, teksa partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan humbi kontrollin e kryeqytetit, Ankara, si dhe Stambollit e Izmir.
Kjo është një goditje e rëndë për personin që ka dominuar politikën turke për gati 16 vite.
Megjithatë, në rang kombëtar në zgjedhjet lokale, aleanca e udhëhequr nga partia AKP e presidentit ka fituar më shumë se 51% të votave.
Një gazetar i shquar turk, Rusen Çakir tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte “po aq historik sa ai i vitit 1994”, duke iu referuar kështu vitit kur Erdogani u zgjodh kryebashkiak i Stambollit.