Tea Zhuli dhe Kristi Becka, që u bënë të njohur dy vite më parë në “Big Brother”, vendosën të dilnin publikisht në rrugët e vendlindjes së tyre, Korçës, ndërkohë që flitet se tashmë ata janë martuar në fshehtësi.
Kujtojmë që propozimin Kristi ia bëri Teas në sheshin e qytetit, ndërkohë që po mbahej Festa e Birrës. Mes mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e qytetit, ish-banori i “Big Brother”, Kristi, i propozoi për martesë të dashurës së tij, Tea Zhuli.
E tashmë ndjekësit e Teas kanë vënë re detajin e unazës në gisht, ndërkohë që të njohur afër saj kanë treguar se ata janë martuar. Në një nga postimet e tij, bashkëngjitur fotos me Tean, Kristi shkroi: “Unë me parajsën time”, fjalë që dëshmonin se ai ndihet mrekullisht i lumtur pranë saj, shkruan panoramaplus.
Kristi Becka dhe Tea u njohën brenda së njëjtës shtëpi të vëzhguar nga kamerat, pikërisht aty ku Kristi pa me sytë e tij çdo hap të lidhjes së saj me fituesin e atij edicioni, Vesel Kurtishaj. Kristi u kujdes që këtë moment emocionues dhe të rëndësishëm për jetën e tyre ta bëjnë publik para shumë njerëzve në mes të qytetit të tyre të lindjes.