Inaugurimi i Donald Trump premtoj që të jetë një spektakël të vërtetë.
Aq sa nuk mund ta humbasin as dy ish-bashkëshortet e Presidentit të ri të ShBA. Madje, e dyta ishte ajo që u fut në mes të martesës së parë dhe i dha fund asaj kështu që prania e përbashkët dotë jetë vërtetë elektrizuese. Bëhet fjalë natyrisht për 67 vjeçaren Ivana Trump dhe 53 vjeçaren Marla Maples, me të cilat Trump është martuar respektivisht në vitet 1977 dhe 1993. Me të parën 70-vjeçari ka 3 fëmijë, Donald Jr., Ivanka dhe Eric, ndërsa me të dytën ka vetëm bukuroshen Tiffany. Të dyja duken mbështetëse ndaj ish-bashkëshortit të tyre, ndërsa kujtojmë se Ivanka deklaroi publikisht që mendon se Donald do të jetë një president të mirë. Por ndërkohë që do të jenë pozitive ndaj Trump, nuk dihet ende si mund të jenë ndaj njëra-tjetrës. Megjithëse mund të sillen si “vajza të rritura”, të paktën për një pasdite.