INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora tani janë rivale jo vetëm në muzikë, por edhe në…

Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora tani janë rivale jo vetëm në muzikë, por edhe në…

Publikuar më: 16:16 23-10-2018

Dua Lipa dhe Rita Ora duket se do të mbeten rivale. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare kurrë nuk janë parë pranë njëra-tjetrës në evente të ndryshme as në ndonjë foto ku shprehin krenarinë e prejardhjes së tyre.

Së fundmi, Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj por jo për ndonjë projekt muzikor. Ajo është bërë imazhi i firmës së famshme të rrobave sportive “Adidas” që më parë është përfaqësuar më herët nga Rita Ora.

Kjo zgjedhje e kompanisë nuk është bërë që të shtojë rivalitetin mes këngëtarëve por këtë vit Dua Lipa ka qenë një ndër personazhet më influencuese për femrat dhe do të ishte mëse e denjë nëse ajo do të reklamonte koleksionet e reja.

Rita_Ora_Adidas_Originals_fall_2016_collection1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916