INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy këngëtaret shqiptare janë vërtet vjehrrë dhe nuse?! E zbulojnë ato vetë, zbulojnë si i komplimentojnë!

Dy këngëtaret shqiptare janë vërtet vjehrrë dhe nuse?! E zbulojnë ato vetë, zbulojnë si i komplimentojnë!

Publikuar më: 12:31 22-07-2021

Fatmira Breçani dhe Era Rusi ishin të ftuara në programin ‘Abc e Pasdites’ ku folën për këngën e tyre më të re “Me zemër të bardhë”.

“Unë jam rritur me këngët e saj dhe kam kënduar gjithmonë në çdo ambient ku kam performuar. Kemi rastisur njëherë bashkë në një dasmë dhe mënyra se si ajo më priti dhe këshillat që më dha; se unë do këndoja nja dy këngë veriore, por nuk mund të këndoja pa i marrë leje. Nga aty lindi miqësia jonë dhe dëshira për bashkëpunim”, tha Era.

Ndërkohë, Fatmira rrëfeu se pas publikimit të këngës i kanë shkruar dhe e pyesnin se kishte marrë një nuse të bukur dhe të mirë, duke menduar që Era ishte nusja e saj.

“Sa na kanë shkruar “urime, t’u trashëgohet djali; u çfarë nuse të bukur ke marrë”; asnjanit s’i kam treguar”, tregoi Fatmira.

Article Logic
Execution time: 0.0073630809783936