Ata të dy janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, por vazhdojnë të mbajnë të fshehtë. Megjithatë këtë herë iu duhet ta pranojnë.
Mimoza Shkdora u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar për këngët e saj tepër të pëlqyera. Por këngëtarja thuajse kurrë nuk është përfolur për lidhje me ndonjë mashkull. Megjithatë së fundmi po bëjnë zhurmë disa foto të saj që po qarkullojnë në media tek duket në shoqërinë e Seldit. Në fillim ata u fotografuan në plazh duke pushuar bashkë më pas janë zhvendosur në mal, në Zvicrën Qëndrore mbi Lucernë. Ndërsa në plazh ishte paparazi ai që i ka fotografuar, këtë herë ata kanë publikuar vetë foto nga i njëjti vend, me të njëjtën pozë; të ulur këmbëkryq mbi asfalt. Duke mos harruar të shënojnë edhe vendndodhjen e njëjtë,. Ndërkohë që Mimoza dhe Seldi vazhdojnë të mos reagojnë për vërtetësinë e marrëdhënies së tyre, janë faktet që flasin vetë.